Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njofton se qytetarët tani mund të raportojnë dhunën edhe përmes aplikacionit “The Sorority”. 📱
Me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar në Institutin Francez të Kosovës me The Sorority Foundation, Prishtina i bashkohet një rrjeti ndërkombëtar që u mundëson grave të kërkojnë ndihmë, të informojnë komunitetin dhe të lidhen më shpejt me mbështetjen e nevojshme.
Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu: The Sorority
“Ne jemi këtu që secili qytetar të ndihet i sigurt,” thekson Perparim Rama. 🤝




