Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se konflikti në Iran duhet të ndërpritet sa më shpejt për të parandaluar përhapjen e dhunës dhe shkatërrimin në rajon.
“Lufta duhet të ndalet përpara se të shkaktojë humbje më të mëdha njerëzore dhe dëme në pronë, si dhe për të shmangur rritjen e ndikimit negativ në ekonominë globale,” theksoi Erdogan.
E mërkura, 11 mars, shënoi ditën e 12 të përleshjeve në Lindjen e Mesme, ku janë përdorur raketa dhe dronë nga të dyja palët, ndërsa objektivat ushtarake amerikane në rajon janë synuar nga forcat iraniane.




