Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues erdhi për shkak të mungesës së gatishmërisë së LVV-së për të gjetur një kandidat konsensual.
Ai tha se deri më tani nuk është parë vullnet nga partia shumicë për një emër që do të kishte mbështetje të gjerë politike, duke shtuar se emrat e propozuar nga LVV-ja ishin kryesisht politikë.




