Organizatа e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) ka reaguar ndaj deklaratave të Speciales për respektimin e të drejtave të të akuzuarve, duke i cilësuar ato si përpjekje për të “hedhur hi syve popullit”.
Në reagim thuhet se qytetarët e Kosovës kanë kuptuar gjatë viteve se sa shpesh janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe se Kushtetuta nuk është respektuar plotësisht. OVL e UÇK ngrit pyetje legjitime mbi paraburgimin e bashkëluftëtarëve të tyre: “Nëse gjykimi është në fazën përmbyllëse, pse ata nuk lejohen të presin verdiktin përfundimtar pranë familjeve dhe popullit të tyre?”
Organizata kërkon drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta, siç aplikohen në çdo sistem gjyqësor demokratik, duke theksuar se nuk mjafton vetëm deklarata formale për respektimin e të drejtave.




