Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shtroi iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Kryemyftiu Naim Tërnava.
Ai theksoi se muaji i Ramazanit është kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, duke vlerësuar rolin e BIK-ut në ruajtjen e harmonisë dhe tolerancës fetare në Kosovë. PDK uroi që Ramazani të sjellë paqe, mirëkuptim dhe begati për të gjithë.




