Instituti Riinvest ka organizuar një diskutim për të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal, ku u prezantuan rekomandime për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Drejtori ekzekutiv, Alban Hashani, tha se Procesi i Berlinit ka krijuar një platformë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe BE-së, duke ndihmuar në projekte infrastrukturore, mobilitet dhe lehtësim të tregtisë.
Ndërkaq, drejtori programor Visar Vokrri theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve rajonale, forcimi i institucioneve dhe harmonizimi i politikave ekonomike janë hapa kyç për integrim më të shpejtë dhe për një treg rajonal më konkurrues.//eo//




