Me datë 11.03.2026, gjatë hetimit të një rasti të dyshuar për fajde, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.
Gjatë bastisjes, hetuesit e nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda – Prishtinë kanë hasur në një pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ekipi i krim-teknikës dhe hetuesit kujdestar të Stacionit Policor Prizren.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti është dërguar për hetime të mëtejshme.




