Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme, për shkak të situatës aktuale politike.
Ky skenar është përfshirë në planin e punës së institucionit për vitin 2026.
Ndërkohë, institucionet janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit të përcaktuar.
Nga KQZ kanë bërë të ditur se, nëse kërkohet organizimi i zgjedhjeve të reja, institucioni do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.




