Një raport i United Nations Population Fund tregon se shumë gra në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, përfshirë Kosovën, përballen me keqtrajtim gjatë lindjes.
Rreth 67% e grave të anketuara kanë përjetuar ndërhyrje obstetrike pa pëlqimin e tyre, abuzim verbal ose fizik, ndërsa pothuajse 40% e grave në Kosovë janë të pakënaqura me përvojën e lindjes.
Raporti thekson se shumë raste nuk raportohen dhe bën thirrje për masa konkrete nga institucionet shëndetësore për të garantuar kujdes respektues dhe dinjitoz për gratë.




