Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, duke kritikuar fushatat e linçimit dhe konspiracionit që qarkullojnë në diskursin publik.
Ai hodhi poshtë pretendimet se presidentja Vjosa Osmani kishte qëllim të bëjë “puç”, duke vlerësuar rolin e saj pozitiv në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
Deda theksoi se kriza aktuale politike nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm apo opozita, por nga dëshira për pushtet absolut, që sipas tij po dëmton demokracinë dhe zhvillimin e vendit.




