Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti u përplasën pas prezantimit të dy kandidatëve për president dhe shpërndarjes së Kuvendit nga Osmani, çështja që tani shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe ka paralizuar institucionet deri më 31 mars.
Njohësit e politikës vlerësojnë se një nga arsyet e përçarjes lidhet me marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në, të cilat Kurti i sheh si sfidë për besnikërinë e tij.
Përçarja pritet të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa dilema mbetet vetëm rreth datës së mbajtjes së tyre.//eo//




