Ministri i ri i Sportit, Blerim Gashani, ka pritur drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm mes institucioneve dhe FFK-së.
Takimi përqendrohej në zhvillimin e futbollit, organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitjet për ndeshjet e Kombëtares në play-offin për Kupën e Botës 2026.
Të dyja palët u zotuan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për përshpejtimin e projekteve të stadiumeve.




