Fitore Pacolli, Ministre e Planifikimit Hapësinor të Kosovës, rikthehet në London School of Economics, këtë herë si ligjëruese, për të ndarë me studentët rrugëtimin, sfidat dhe arritjet e vendit.
Gjatë ligjëratës në kuadër të kursit “Ballkani në Evropë: tranzicioni, demokratizimi dhe integrimi”, Pacolli theksoi se Kosova është shembull i demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare.
Ajo falënderoi profesorët dhe studentët për pritjen dhe bashkëpunimin, veçanërisht profesorin Vassilis Monastiriotis për mundësinë e ligjërimit.




