Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli, pasi partia nuk organizoi zgjedhjet e brendshme brenda afatit të parashikuar deri më 25 shkurt 2026. AKR-së i është dhënë një periudhë 45-ditore për të kryer zgjedhjet; nëse kjo nuk ndodh, partia do të çregjistrohet nga lista e partive politike.




