Sot, Armend Muja nënshkroi vendimin për autorizimin e pagesës së subvencioneve bujqësore të mbetura për vitin 2025.
Me këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë është e detyruar të procedojë menjëherë pagesat për të gjithë përfituesit e verifikuar të Programit të Pagesave Direkte.
Pas përmbushjes së kushteve buxhetore dhe procedurale, tani është krijuar mundësia për ekzekutimin e detyrimeve të mbetura ndaj fermerëve, duke siguruar që ata të përfitojnë mbështetjen që u takon sipas programit.




