Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Fatmir Sheholli, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa masa e paraburgimit do të jetë në fuqi deri më 8 maj 2026.
Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor 2025, pasi autoritetet ngritën dyshime për përfshirjen e tij në aktivitetet që lidhen me spiunazh.




