Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit të deklarimit të pasurisë së presidentes së Kosova, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të agjencisë, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse nuk janë konstatuar mospërputhje apo parregullsi në pasurinë e deklaruar nga presidentja.
Ky verifikim është realizuar në kuadër të procedurave të rregullta që institucioni zhvillon për kontrollimin e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e korrupsionit.




