Me votim të fshehtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka zgjedhur Arian Gashi si kryesuesin e ri të këtij institucioni.
Gashi mori katër vota “për”, ndërsa kundërkandidati i tij, Milot Krasniqi, mori dy vota.
Para procesit të votimit, të dy kandidatët iu drejtuan anëtarëve të Këshillit në një takim të jashtëzakonshëm me nga një fjalim prezantues, ku paraqitën prioritetet dhe vizionin e tyre për drejtimin e institucionit.
Mandati i Gashit si kryesues i KPK-së fillon më 13 mars 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të tij si anëtar i këshillit.




