Sot, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, u paraqit në Gjykata Themelore në Prishtinë për seancën dëgjimore lidhur me dyshimet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, pasi ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, ku këngëtari dyshohet se, për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxh, ka kërcënuar të dëmtuarin E.Sh. me armë dhe më pas ka dëmtuar kompjuterët, tavolinat dhe xhamat e studios.
Policia ka sekuestruar armën gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes.//sinjali//




