Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e subjektit politik Alternativa lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ndarjen e fondeve për subjektet politike.
Alternativa kontestoi vendimin e PZAP-së dhe të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, duke kundërshtuar përjashtimin e saj nga ndarja e mjeteve.
Supremja konstaton se PZAP veproi drejt, pasi ligji nuk parashikon ankimin e vendimeve të KQZ-së për ndarjen e fondeve, përveç rasteve ndëshkimore.
Megjithatë, Alternativa mund të kërkojë mbrojtje juridike përmes procedurave të tjera gjyqësore të parashikuara me ligj.




