Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës më 13 mars 1999, ku u vranë 7 civilë dhe u plagosën 128 të tjerë.
Osmani e ka përshkruar këtë ngjarje si dëshmi të krimeve mizore të regjimit serb dhe ka shprehur respekt dhe solidaritet me familjet e viktimave, duke riafirmuar thirrjen për drejtësi.




