Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se blerjet e raketave kineze nga Serbia tregojnë tendenca hegjemoniste ndaj vendeve fqinje dhe nuk lidhen me kërcënime reale ndaj saj.
Ai theksoi se Serbia ka importuar kryesisht armë strategjike nga Kina dhe Rusia dhe se fqinjët e saj nuk kanë synime sulmuese.
Deklaratat vijnë pas njoftimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përdorimin e raketave supersonike CM-400.




