Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përshëndeti mbledhjen e Këshillit Prokurorial ku u zgjodhën Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi.
Ajo theksoi se ky hap shënon një fazë të re për Këshillin dhe tregon përkushtimin e institucioneve ndaj një sistemi drejtësie të pavarur, transparent dhe llogaridhënës.
Haxhiu i uroi përbërjes së re sukses në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.




