Qeveria talebane e Afganistanit ka akuzuar Pakistanin për sulme ajrore gjatë natës mbi zona civile në Kabul dhe provincën Kandahar.
Sipas zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid, nga sulmet kanë humbur jetën edhe gra dhe fëmijë, dhe është goditur një depo karburanti pranë aeroportit të Kandaharit.
Ushtria dhe qeveria e Pakistanit nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa përplasjet ndërkufitare mes dy vendeve janë duke vazhduar për javën e tretë.




