Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë me datën 03.03.2026, rreth në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave.
Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës se njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste.




