Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se mjekët që kanë përfunduar specializimet po përfundojnë procesin e licencimit dhe se brenda dy javëve të ardhshme pritet të hapet konkursi për punësimin e tyre, me fokus të veçantë te anesteziologët.
Ai sqaroi se licencimi është i domosdoshëm për çdo mjek që dëshiron të punojë në sistemin publik shëndetësor.
Procedurat po zhvillohen me prioritet për specialitetet më të nevojshme, duke u nisur nga anestezia, për të përmbushur kërkesat urgjente të spitaleve publike.
“Procesi i licencimit po shkon me shpejtësi dhe seriozitet maksimal. Pas përfundimit, do të hapet konkursi për specialitetet prioritare, sidomos për anesteziologët, dhe shpresojmë që kjo të ndodhë brenda 10 ditësh deri në dy javë,” tha Vitia.




