Dega e Partisë “Guxo” në Pejë ka vendosur të ndërpresë aktivitetin e saj dhe të japë mbështetje për presidenten Vjosa Osmani.
Anëtarët e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm të degës, duke përfshirë Nezir Jahmurtaj, Ruzhdi Blakaj, Ramiz Cukaj dhe Feriz Gashi, shprehen se vendimi erdhi si pasojë e mungesës së përkrahjes nga udhëheqja e partisë ndaj presidentes.
Ata theksojnë se Osmani ka përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës dhe ka vepruar në interes të shtetit në çdo situatë.
Në reagimin e tyre, anëtarët kritikojnë qëndrimet e disa udhëheqësve të partisë, duke përmendur edhe mosdorëheqjen e bashkëkryetarëve aktualë, Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Në shenjë mospajtimi me këto qasje, ata vendosën të largohen nga partia dhe të mbështesin Osmani në çdo vendim të ardhshëm.//eo//




