Dhomat e Specializuara kanë njoftuar ndryshime në afatet për rastin e dytë ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.
Afati për mocionet e mbrojtjes për rrëzim të akuzave është caktuar deri më 23 mars 2026, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka vetëm dy ditë për t’u përgjigjur. Gjyqtari gjithashtu ka dy ditë për të marrë vendim mbi mocionet.
Deklaratat e hapëse të mbrojtjes do të fillojnë më 7 prill 2026, ndërsa dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes do të zgjasë deri më 24 prill. Më 13 mars 2026, ZPS paraqiti njoftimin për mbylljen e çështjes së saj.




