Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vlerësuar pozitivisht pajtimin për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë.
Në një reagim në platformën X, ai theksoi se është e rëndësishme që të sigurohen lejet e qëndrimit dhe të punës për punëtorët dhe studentët, si dhe të shmangen ndërprerjet e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.
Diplomati gjerman shtoi se gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët është një hap i rëndësishëm dhe se ndërtimi mbi këtë progres do të jetë vendimtar në vazhdim.




