Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt nga 15 marsi.
Ai përshëndeti njoftimin e përbashkët të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ambasadorit të Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Guerot theksoi se është e rëndësishme që zbatimi i këtij ligji të mos ndikojë negativisht në jetën e komunitetit serb në Kosovë dhe vlerësoi rolin e BE-së në arritjen e zgjidhjeve.




