Programi i vaksinimit kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me sukses, duke përfshirë tani vajzat dhe djemtë e klasave të gjashta.
Mbulueshmëria ka arritur rreth 87%, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjatë vitit 2025 janë vaksinuar 19,986 fëmijë, ndër ta 10,060 djem dhe 9,926 vajza.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se vaksinimi do të vazhdojë çdo vit për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme ndaj HPV-së.




