Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar mbi 38,000 lodra për fëmijë gjatë kontrolleve në zonat doganore, duke konstatuar se ato nuk përmbushnin standardet e sigurisë dhe nuk kishin dokumentacionin e duhur për tregun e brendshëm.
Gjatë inspektimeve në tregun e brendshëm, janë sekuestruar edhe 2,547 lodra të tjera të rrezikshme për fëmijët. Autoritetet theksojnë se siguria e konsumatorëve, veçanërisht e fëmijëve, mbetet prioritet kryesor.
Inspektorati bën të ditur se kontrolli i lodrave do të vazhdojë, duke u bërë thirrje operatorëve ekonomikë të respektojnë ligjet dhe standardet e sigurisë për produktet që vendosin në treg.




