Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Sipas tij, pas dakordimit me Bashkimi Evropian, Kosova do të mundësojë që qytetarët serbë të regjistrohen në Regjistrin Civil duke përdorur si dokument valid edhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.
Haradinaj ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se pas njohjes së pasaportave të lëshuara nga strukturat paralele, tani po hapet rrugë edhe për dokumente të tjera që ai i cilëson si të paligjshme.
Ai ka shtuar se qeveria po bashkëpunon me strukturat paralele serbe, ndërsa sipas tij po krijohen bllokada dhe probleme për qytetarët shqiptarë në vend.




