OSBE në Kosova ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku, për mediat, duke theksuar se akuzat e pabazuara mund të krijojnë klimë mosbesimi dhe rrezik për gazetarët.
Reagim ka bërë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa LDK ka sqaruar se kritikat e Abdixhikut janë drejtuar ndaj fenomeneve të dëmshme brenda medias dhe jo ndaj gazetarëve profesionistë.




