Ka përfunduar protesta gati dyorëshe e qytetarëve serbë në Jarinjë. Protestuesit u shpërndanë të qetë dhe nuk u raportua për incidente.
Pas përfundimit të bllokadës, qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kalimi ka rifilluar normalisht.
Protesta ishte organizuar nga subjekti opozitar në Serbi, Partia e Re Demokratike.




