Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që kanë qenë në Emirate Arabe dhe janë larguar me vetë-iniciativë, të kontaktojnë Ambasadën.
Sipas njoftimit, ky veprim do të ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, në mënyrë që të ndërmerren hapat e mëtejshëm./EO/
Qytetarët mund të lajmërohen përmes emailit të Ambasadës ose përmes numrit emergjent, sa më shpejt që të jetë e mundur.




