Analisti politik Halil Matoshi e ka vlerësuar pozitivisht vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që nga 15 marsi të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Veturat.
Ai tha se një shumicë etnike apo politike ka gjithmonë përgjegjësi ndaj pakicave dhe se ky hap tregon lidership dhe përgjegjësi politike nga ana e Kurtit.




