Kryeministri Albin Kurti ka shtruar mbrëmë iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar myftiun Naim Tërnava dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre.
Ai theksoi se muaji i Ramazanit vë në spikamë virtytet e sakrificës, vetëdisiplinës dhe solidaritetit, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin.
Përveç Kryeministrit, në ngjarje morën pjesë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe ministra të kabinetit qeveritar.




