Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se nuk ka asnjë pozicion në politikën kosovare dhe se nuk ka dashur kurrë të ndërhyjë në punët e Kosovës.
Në episodin e 10-të të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj, Rama ka thënë se i ka dukur qesharake tentativat e politikanëve kosovarë për të ndërhyrë në Shqipëri.
Ai shtoi se tashmë këto ndërhyrje kanë pushuar, pasi politikanët e Kosovës, sipas tij, “e morën mësimin”.




