Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Rasti është bërë i ditur më 15 mars 2026, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, si dhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




