Rasim Binakaj, 38-vjeçar, ka humbur jetën sot në Gjakovë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
I ndjeri ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Deri më tani, Elijona Binakaj nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike që ka prekur familjen e saj.




