Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren me origjinë kosovare, Luana Bajrami-Rahmani, dhe ekipin e filmit për fitimin e çmimit Oscar në ceremoninë e Academy Awards.
Përmes një postimi në platformën X, presidentja e konsideroi këtë arritje si një moment krenarie për Kosovën dhe të rinjtë e vendit. Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” fitoi Çmimin e Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion, dhe Osmani theksoi se Luana përfaqëson talentin, vendosmërinë dhe guximin e të rinjve kosovarë.




