Një person ka humbur jetën në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, dy persona janë qëlluar me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku njëri nga ata ka ndërruar jetë në vendngjarje.
I dyshuari për vrasjen është i njohur për policinë dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për lokalizimin dhe arrestimin e tij./EO/
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka konfirmuar se janë gjetur prova materiale në vendngjarje, përfshirë gëzhoja të armës së zjarrit dhe një armë të ftohtë.
Hetimet janë ende në fazë fillestare dhe po verifikohen dëshmitë dhe provat. Elezi ka thënë se i dyshuari është person i njohur për organet e rendit dhe se rastin është trajtuar si “vrasje e rëndë”.




