Ushtruesi i detyrës së Shefit të Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, Ilir Hasanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e personit të plagosur në incidentin e fundit në Gjakovë.
Hasanaj ka konfirmuar se pacienti është pranuar në spital rreth orës 5:20 të mëngjesit dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm.
Ai ka theksuar se pacienti është dërguar në repartin e ortopedisë dhe se gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë.




