“Sot e nënshkrova peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, bacës Jakup Krasniqi, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë”, ka shkruar Hamza.
Ai theksoi se është detyrë e secilit qytetar që të qëndrojë pranë atyre që, sipas tij, kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Hamza shtoi se lufta çlirimtare ishte mbrojtëse dhe e drejtë, duke shprehur bindjen se drejtësia do ta rikonfirmojë këtë në fund të procesit gjyqësor.




