Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës si këshilltar ligjor.
Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se emërimi është bërë me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Sallahu theksoi se këtë detyrë e sheh si vazhdim të angazhimit të tij për forcimin e shtetit të së drejtës, pas përvojës së mëparshme si zëvendësministër dhe ushtrues detyre i ministrit të Drejtësisë. Ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin e hershëm me Kurtin në Lëvizja Vetëvendosje.




