Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë konsensusi politik me partitë shqiptare për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi publik, Behrami tha se Kurti nuk arriti të gjejë marrëveshje me shqiptarët për këtë çështje, por sipas tij, konsensusi u arrit shpejt me Serbinë dhe strukturat paralele serbe.
“Me shqiptarët nuk arriti të gjejë konsensus politik për zgjedhjen e Presidentit. Me strukturat paralele serbe dhe me Serbinë, gjeti menjëherë”, ka shkruar Behrami.




