Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se hyrja në ambientet e paraburgimit ishte një moment i rëndë dhe emocional, duke theksuar se takimi me ish-krerët e UÇK-së i kujton sakrificën dhe historinë që ata mbartin.
Ai shtoi se edhe në këto rrethana, dinjiteti dhe besimi i Thaçit, Veselit, si dhe i ish-krerëve të tjerë si Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbetet i pathyeshëm, dhe se e vërteta dhe drejtësia për Kosovën do të dalin në dritë.




