KRU Hidroregjioni Jugor SHA njofton se punëtori i përpunimit të ujit, Nazmi Bytyqi, ka dalë në pension pas shumë viteve kontribut në kompaninë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Gjatë karrierës së tij, Bytyqi është dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke kontribuar në funksionimin dhe mirëmbajtjen e procesit të përpunimit të ujit.
Në emër të kolegëve dhe kompanisë, ai është falënderuar për angazhimin e tij dhe i janë uruar shëndet, jetë të gjatë dhe një pension të mbarë pranë familjes.




