Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Osmani e falënderoi Oravin për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.
Gjatë takimit u theksua se Bashkimi Evropian mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i vendit. Po ashtu u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.




